Një vajzë, e cila është shpallur si më e bukura në botë nga “TC Candler”, është shprehur se ka shumë persona, të cilët e kanë tallur për pamjen e saj të jashtme.
19-vjeçarja Yael Shelbia, fitoi konkursin që u bë i famshëm kur u fitua nga Thylane Blondeau, e cila ishte vetëm 6 vjeç kur u konsiderua femra më e bukur në planet.
Në deklarata për “The Sun”, Yael tha se ka plot njerëz që nuk e pëlqejnë aspak.
“Më vijnë shumë mesazhe që më vlerësojnë, por ka plot edhe nga ata që tallen me pamjen time. Thonë gjërat e zakonshme që thotë një “hater”, nuk ia vlen të shpenzosh kohën me këta persona. Unë u habita kur më thanë që fitova sepse as nuk e dija që po merrja pjesë në konkurs”, u shpreh e reja nga Izraeli.