Shkodra u trondit sërish pasditen e së premtes, pasi një person u ekzekutua me armë pranë banesës së tij.
Burime bëjnë me dije se 57-vjeçari Ismet Çekorja, është thirrur nga dikush për të dalë nga shtëpia, dhe sapo ka dalë është ekzekutuar.
Nuk ka ende informacion nëse personi që e ka thirrur është edhe ekzekutori i tij.
Ndërkohë që policia ende nuk e ka identifikuar autorin e kësaj ngjarjeje.
Ismet Çekorja është babai i Bajram Çekorjas, i cili është shpallur në kërkim pasi akuzohet se është një nga autorët që i bënë atentat Alban Bruçit mbrëmjen e 25 gushtit.
Lidhur me atë ngjarje 57-vjeçari Ismet Çekorja, do të deklaronte katër ditë më parë se i biri nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen.