Extra E thotë shkenca: Ta nisësh punën para orës 10 të mëngjesit është...

E thotë shkenca: Ta nisësh punën para orës 10 të mëngjesit është torturë

Trupi dhe kuleta do të të falenderojnë nëse zgjohesh pas orës 10 të mëngjesit. Dr. Paul Kelley nga Universiteti i Oksfordit zbuloi se nisja e aktivitetit ditor pas kësaj ore i bën mirë organeve tona. Kjo është koha më e përshtatshme edhe për organet që në rifillojnë aktivitetin e tyre më me intensitet, kështu që përputhja e orareve të brendshme (të organeve) me ato të jashtme (të aktiviteteve) do na kursente jo vetëm energji, por edhe më shumë qetësi, më shumë para të kursyera, më pak vizita nëpër spitale dhe probleme shëndetësore.

Zgjimi çdo ditë, herët, kundër dëshirës, nga zilja e telefonit është diçka që shkakton stres të madh dhe më pas dhimbje koke dhe mosfunksionim normal përgjatë gjithë ditës, javës, muajit, vitit.

Fillimi i aktivitetit ditor para orës 10 të bën të ndihesh i rraskapitur. Të paktën deri në moshën 55 vjeç ritmi i njerëzve është 9 me 5 dhe kjo rraskapitëse.

Të mos përmendim problemet e mëdha shëndetësore që shkakton mungesa e gjumit. Probleme kardiovaskulare, probleme me sistemin endokrin dhe probleme me tretjen.

Dr. Paul mori në studim disa shkolla në Britani që e nisnin mësimin herët dhe të tjera që fillonin në orën 10. Këta të fundit ishin më produktivë dhe më të shëndetshëm se grupi i parë i të zgjuarve herët të cilëve u shteronin energjitë dhe në orën 8 të mbrëmjes i ngjanin këtij djalit në foto.