Policia: Dyshohet se ka rrëshqitur aksidentalisht
Një 6-vjeçar është mbytur dje në rezervuarin e Iballës në Fushë-Arrëz.
Policia njofton se dyshohet se i mituri ka rrëshqitur aksidentalisht në rezervuar.
6-vjeçari është nxjerrë nga uji nga familjarët dhe i është dhënë ndihma e parë, por fatkeqësisht nuk ka arritur të mbijetojë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.