E verdha e vezës përmban një substancë që mund të parandalojë Alzheimerin, të paktën sa është vërtetuar te minjtë, sipas kërkimeve të shkencëtarëve të Universitetit Shtetëror të Arizonës, rezultatet e të cilit janë me të vërtetë inkurajuese, shkruan e përditshmja italiane “Il Giornale”.
Të gjitha në sajë të kolinës
Efekti mbrojtës i së verdhës së vezës është për shkak të një substance që përmban ajo: kolina. Kjo është gjetur edhe në embrionin e grurit dhe, nëse administrohet në dietë në doza të larta, përmirëson kujtesën, sipas studimit, të kryer nga italiani Salvatore Oddo, studim i cili u botua në revistën shkencore “Molekular Psychiathry”.
Tani për tani ajo është testuar vetëm te kafshët
Shkencëtarët i kanë dhënë kolinë minjve gjatë shtatzënisë dhe laktacionit, dhe si rezultat minjtë e vegjël kanë lindur me një kujtesë më të mirë, një efekt që është transmetuar edhe në brezin e dytë, pa nevojën për rekurs të më shumë koline.
Si funksionon kjo substancë natyrale
Studiuesit e kuptuan se substanca që rrjedh nga e verdha e vezës ul nivelet e homocysteinës në tru, duke kufizuar formimin e pllakave amyloid, karakteristike të sëmundjes që vjedh kujtesën.
Ata më vonë zbuluan se kolina zvogëlon aktivizimin e qelizave mikrolia, ku kjo e fundit, në qoftë se del jashtë kontrollit, mund të nxisë inflamacion të trurit, e cila hap dyert e saj për Alzheimer.
Është shumë herët për të menduar në lidhje me përdorimin e kolinës si ilaç për njerëzit, por fakti se ajo nuk është toksike dhe ka çuar në këto rezultate të shkëlqyera në eksperimentet me minj, është ogur i mirë për luftën kundër Alzheimerit.