Horoskopi E vërteta e errët për secilën shenjë të horoskopit

E vërteta e errët për secilën shenjë të horoskopit

Dashi

Kjo shenjë është më egoistja ndër shenjat e zodiak. Dashi është i pavarur si natyrë dhe nuk i intereson shumë për të tjerët.Sipas tyre, ata janë gjithmonë të parët. Gjithashtu ata mendojnë se janë lindur për të qenë lider por për të tjerët duket se kanë një sjellje diktatoriale.

Egoja e Dashit dhe padurimi është legjendar. Ok, e drejta është e drejtë, të gjithë duan të arrijnë objektivat e tyre por kur vjen puna tek kjo shenjë padurimi për të pritur në rradhë të gjata është tepër i madh. Njihen gjithashtu edhe si thyes zemrash, kjo ndodh pasi kanë tendencën të mërziten shumë shpejt.

Demi

Demi është më kokëforti nga të gjitha shenjat. Sapo e vendosin mendjen e tyre në diçka nuk ka kthim pas dhe nëse e dinë se janë duke u gabuar. Janë përfitues dhe snobë por preferojnë të kenë një jetë të plotë e të bukur  – pranojnë të kenë vetëm më të mirën.

Ata që kanë këtë shenjë, pretendojnë ta mendojnë veten e tyre si kritikë të ushqimit dhe vendosin të qëndrojnë në një restorant me ç yje edhe nëse nuk e përballojnë këtë restorant. Do të shohin me përçmim njerëzit që nuk kanë standardet e tyre, dhe pëlqejnë që të tjerët të luftojnë për ta.

Ndonjëherë, kjo shenjë mund të mos jetë shpirti i festës por kur vendos të jetë nuk ka dyshim që ajo do të jetë festa më e mirë.

Binjakët

Kjo shenjë është e priur për të bërë thashetheme më shumë se çdo shenjë tjetër. Binjakët janë të zhurmshëm si Mrs Kravitz, nuk mund tju besohen shumë sekrete. Ndonjëherë pretendojnë të dinë më shumë se sa dinë në realitet dhe kjo i bën sipërfaqësorë në bisedat e dyta apo të treta.

Por askush nuk ja kalon për zgjuarsi, shumë herë ja dalin në jetën e tyre të kolegjit vetëm nga aftësia për tju dhënë zgjidhje problemeve me zgjuarsi dhe jo inteligjencë. Shenja e Binjakëve ka prirje të mërzitet shumë shpejt, prandaj përpiqen të shmangen nga rutina e ditës. Mund të jenë mendjehapur dhe janë të padëmshëm për njerëzit që vërtet vlerësojnë.

Gaforrja

Gaforret janë të famshme për humorin e tyre, mund tju zgjasë nga disa sekonda deri tek javë e muaj me rradhë. Kanë memorien e një elefanti, dhe kjo bën që të mbajnë mend edhe detaje që kanë ndodhur vite më parë. Gaforret kanë tendencën të jetojnë në të shkuarën dhe disa prej tyre mund edhe të ngecin në atë çfarë ka ndodhur më parë.

Si prindër ata janë më të butë se duhet ose tepër impulsivë – asnjëherë nuk i lejojnë fëmijët e tyre të mos kenë lirinë që dëshirojnë. Impulsiviteti është diçka që nuk e lënë dot pas dore.

Luani

Luani është ‘shefi’ i shenjave të horoskopit. Ata janë tepër konfidentë dhe komandues, sidomos kur të gjithë sytë janë mbi ata por sapo e kuptojnë se nuk po marrin mjaftueshëm vëmendje do të ndryshojnë sjellje. Shtyhen shumë nga audiencat e mëdhaja, madje ndonjëherë edhe më shumë se duhet.

Shenja e tyre është shenja mbretërore zodiak. Janë tepër të bindur se në një jetë tjetër kanë qenë pjesë të familjeve mbretërore. Kjo bën që në disa situata të duken snobë dhe mund të kthehen në të qenurit arrogantë.

Paraja nuk mund ta blejë shijen dhe Luani njihet si shenjë materialiste por me shije shumë të mirë për të zgjedhur produktet që duhen. Luani është duke kërkuar vëmendje në mënyrë të vazhdueshme dhe do të shkojë me një njeri që nuk është aspak i rregullt, por i pëlqen rrëmuja. Pasiguritë e tyre janë shumë të çuditshme, duhet të kesh shumë durim për t’i përballuar.

Virgjëresha

Kjo shenjë ka fuqinë që të çmendë të gjitha shenjat e tjera të horoskopit për shkak të ndryshimit të shpeshtë të humorit. Virgjëresha është shpesh e shqetësuar për arsye të kota dhe kjo e bën nervoze. Ju pëlqen të ankohen edhe kur gjërat duket se po shkojnë mirë pasi janë perfeksionistë pas detajeve të vogla.

Nëse janë nervozë mund edhe të thonë gjëra për të cilat nuk mendohen duke lënduar njerëzit që i rrethojnë dhe kjo bën që shpesh të ndihen të parehatshëm me gjërat që kanë krijuar. Asnjë detyrë nuk është e vështirë për ta edhe përse duket e pamundur fillimisht. I karakterizon edhe një thjeshtësi në veprim që ndonjëherë, për shenjat e tjera të horoskopit duket si një thjeshtësi e mërzitshme.

Peshorja

Kjo shenjë është shenja që ka mjeshtëruar më së miri artin e të gënjyerit ndër shenjat e horoskopit – nuk ju pëlqen të jenë preçizë prandaj do përpiqen të zgjasin të vërtetën sa më shumë që të jetë e mundur. Janë shpërdorues të mëdhenj të parasë – edhe kur duket se kostoja nuk i mbulon shpenzimet e bëra. Fundja çfarë është një shpenzim nga karta e kreditit nëse ajo që ble të bën të ndihesh mirë?

Tipi i tyre bën që ata të bëjnë miq vetëm njerëz nga të cilët mund të përfitojnë diçka. Kontaktet sociale janë tepër të rëndësishme për ta, shpeshherë përdorin festa të ndryshme për të zgjeruar rrethin e tyre. Peshorja mund ta ketë shpesh shumë të vështirë për të marrë një vendim të caktuar, dhe varen shumë nga fjala ‘po sikur’.

Akrepi

Kjo është shenja më e përbuzur nga shenjat e zodiak…dhe kjo nuk është aspak e çuditshme. Akrepi është shenja e sexit dhe nëse nuk janë duke fjetur me të dashurën e mikut të tyre, atëherë po planifikojnë lëvizjen tjetër drejt seksit. Nëse kanë marrë përsipër të jenë besnikë, kjo do të thotë që do të jenë të tillë deri në pikën kur xhelozia arrin t’i mposhtë.

Nuk do të ndalonin asnjëherë pa marrë atë që dëshirojnë, dhe kjo do të thotë edhe ndjekje e dikujt që pëlqejnë apo pritje për muaj e vite me rradhë. Mund të jenë shpesh paranojakë dhe dyshues njëkohësisht, kjo bën që lidhja me ta të kthehet në një lidhje tipike telenovelë.

Me nivelin e lartë të pasionit që i karakterizon mund edhe të keqkuptohen nga shenjat e tjera. Ajo hija misterioze që i rrethon bëhet tërheqëse dhe i kthen në thyes zemrash kudo. Nëse janë të bindur se kanë të drejtë, nuk do të ndalonin përpara asgjëje, derisa armiku të ngrinte flamurin e bardhë.

Shigjetari

Kjo shenjë ka reputacion për të pirë dhe për të festuar si askush tjetër, dhe këto fjalë nuk janë vetëm legjenda urbane. Kërkojnë gjithmonë lirinë, dhe kjo e bën të vështirë për partnerin të ruajë lidhje afatgjata. Shigjetari ka nevojë për liri dhe shumë herë do të mendojnë se dikush po i shtrëngon më shumë se duhet. Mund të jenë me temperament të padurueshëm dhe shumë shpesh temperamenti i tyre bën të vështirë bisedat apo diskutimet e ndryshme.

Shpenzojnë paratë sikur nuk ka të nesërme dhe janë të gatshëm të marrin riske të mëdhaja kur vjen fjala tek biznesi. Nuk janë të turpshëm për të marrë pjesë në mbledhje të ndryshme sociale si mbledhje biznesi, festa pune apo takime familjare. Për ta etika ka rëndësi më shumë se argëtimi.

Bricjapi

Njihet si shenjë e mërzitshme ndër shenjat e zodiak. Ndërkohë që pjesa tjetër është duke kaluar një kohë të mirë, Bricjapi po punon duke numëruar çdo qindarkë që fiton. Asgjë nuk është e gabuar me punën e madhe, por puna edhe duhet balancuar me kënaqësitë e tjera të jetës.

Kanë një ambicie që nuk fal dhe nuk do të ndalojë derisa të marrin çfarë duan, edhe përse kjo shpesh bëhet e padurueshme për të tjerët. Impresionohen nga materializmi dhe mund të jenë egoistë për çështje të ndryshme. Ata mendojnë se suksesi duhet të ketë patjetër një çmim nga pas, sado që të jetë ky çmim. Janë të lindur pesimistë dhe ndonjëherë mund edhe të kthejnë të tjerët në negativë. Nuk ju pëlqen të jenë të rrethuar nga shumë njerëz, por i përzgjedhin mirë ata që i rrethojnë.

Ujori

Ujori është një shenjë mjaft e çuditshme ndër shenjat e horoskopit. Shumë nga kjo shenjë do e merrnin këtë si kompliment por në fakt nuk është kështu. Ata e dëshirojnë shumë shpirtin e lirë dhe gjithmonë shpresojnë të duken tepër interesantë në sytë që i rrethojnë.

Shumë nga kjo shenjë janë krijues dhe do të dalin shpesh me ide të reja dhe unike. Idetë e reja edhe kur janë të gabuara për ta do të duken tepër kreative dhe do të luftonin për to.

Janë kokëfortë dhe do përpiqeshin shumë të ndryshonin mendjen e të tjerëve me argumenta të pafundëm – kjo kthehet ndonjëherë në çështje irrituese dhe krijon sjellje të panevojshme. Nuk janë materialistë dhe tentojnë të japin sa më shumë para në të mirë të humanizmit edhe përse mund të mos kenë mjaftueshëm buxhet për veten e tyre.

Peshqit

Kjo shenjë është shenja më me këmbë në tokë se të gjitha shenjat, edhe përse kjo duket e çuditshme lidhur me emrin e tyre. Ata tërheqin shpesh anë pesimiste dhe i bëjnë njerëzit që i rrethojnë të presin problemet më të mëdhaja edhe kur gjërat duket se po shkojnë mirë.

Nuk janë shumë të zotë më zgjidhjen e problemeve praktike, kjo ndryshon kur vjen puna tek zgjidhjet teorike. Janë të pa organizuar dhe kjo bën që shpesh jeta e tyre të duket si një lëmsh i vërtetë. Janë sakrifikues për veten e tyre deri në pikën sa i kushtojnë dhimbje dhe lëndime me mendime të shumta vetes dhe ata që i rrethojnë.

Janë mirënjohës dhe aspak materialistë, kështu të tjerët arrijnë shpesh të përfitojnë prej tyre nga ana monetare. Humori mund t’ju ndryshojë nga euforik në depresiv brenda pak minutash. Janë të ndjeshëm prandaj duhet bërë kujdes me fjalët që ju thuhen.