Ndërsa ishin duke shëtitur nëpër dyqanet e Singaporit, ato të dyja tërhoqën të gjithë sytë e qytetarëve që kishin përreth.
Dy femra të bukura, me trup elegant e me veshje mahnitëse… shumë i ngatërruan si motra binjake, por kur ato kanë treguar se janë nënë e bijë, me një diferencë prej 24 vitesh në moshë, të gjithë mbetën të habitur.
Jamie Chua, 45 vjeç, dhe vajza e saj Calista, 21 vjeç, janë bërë “virale” në rrjetet sociale pas këtij zbulimi, pasi diferenca e moshës mes tyre është absolutisht e papërfillshme.
Jamie, njihet si ‘mbretëresha e Singaporit’ në Instagram dhe një ndër blogeret më të ndjekura në Youtube, e tashmë edhe vajza e saj është duke ecur po në njëjtat hapa. Kompanitë të cilat i kërkojnë për t’u reklamuar produktet, janë të shumta dhe arsyeja është e kuptueshme.