Henri Çili, i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, ka lajmëruar se që prej këtij muaji, ai nuk është më administrator i Universitetit Europian të Tiranës.
Arsyeja e këtij largimi, sipas Çilit, është se atij i ka mbaruar mandati, i përcaktuar në statutin e këtij Universiteti.
Vendin e Çilit e ka zënë, Arbi Agalliu, i cili do të jetë administratori i ri i këtij Universiteti.
Ndërkohë Çili vazhdon të jetë themeluesi i institutit “Pashko”.
Ky largim de jure i Çilit, lë dyshime mbi largimin e tij de facto, që nga momenti që Henri Çili është aksioneri i vetëm i universitetit të tij.