Modelja Gigi Hadid, ka kaluar disa ditë pushime në Mykonos, Greqi. Mirëpo ka mbetur shumë e zhgënjyer, kjo për shkak të hajdutëve.
Babai i saj Mohamed Hadid i tha TMZ-së se vajza e tij është ‘e traumatizuar’ pasi iu grabitën sendet e saj personale, ndërsa ishte duke shëtitur në ishullin grek.
Gigi dhe Bella kishin shkuar atje për të festuar ditëlindjen e motrës së tyre më të madhe, Alana.
Sipas TMZ, pasi kaluan natën në qytet, kur vajzat u kthyen në shtëpinë e tyre me qira panë se u mungonin: bizhuteri, veshmbathje, çanta dhe syze dielli.
Modelja ndau me publikun një fotografi nga pushimet, ku tregoi se çfarë kishte kaluar.
Gigi shtoi se ishullin Mykonos nuk do t’ia rekomandonte askujt, duke u sugjeruar njerëzve që paratë e tyre t’i shpenzojnë diku tjetër.
Sipas tabloidit amerikan, hajdutet mund të kenë qenë vetë pastrueset, pasi stafi kishte qasje në hapësirën e tyre.