Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja në fshatin Zhapokike 2, në Memaliaj. Viktima i identifikuar si Faik Ajdini është vrarë.
Nga konstatimet paraprake në trupin e 72-vjeçarit, janë konstatuar dy goditje në qafë dhe në kokë, ku plaga në qafë ka shkaktuar hemorragji, çka ka shkaktuar vdekjen.
Goditjet kanë qenë me mjete prerëse sëpatë ose thikë.
Terreni shumë i vështirë në përrua, ku është gjetur trupi i të ndjerit, ka bërë që në vendngjarje të shkojnë specialistët e grupit hetimor për të dalë në përfundime konkrete.
Trupi i të ndjerit ende nuk është lëvizur derisa të mbarojnë ekzaminimet.
Sipas pistës fillestare, Faik Ajdini është qëlluar për vdekje dhe për të humbur gjurmët, vrasësi e ka hedhur në humnerë.
Ndërkaq, alarmin për humbjen e gjurmëve të të moshuarit e kanë dhënë familjarët e tij, të cilët kishin më shumë se 48 orë pa asnjë kontakt me të.
Ndërkaq, Policia e Gjirokastrës ka ngritur dy postblloqe në aksin nacional Memaliaj-Krahës dhe në akset lokale Memaliaj-Sektori i Tretë dhe Krahës-Rabijë.