Ditën e djeshme në malin Valmar, 53-vjeçarin me iniciale N. Ç., banues në fshatin Grabovë të Elbasanit, dyshohet se e ka zënë poshtë një pemë të cilën ai po e priste me motosharrë.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, 53-vjeçari ka humbur jetën në spital.
Një grup i posaçëm hetimor po punon për të dokumentuar ligjërisht, rrethanat e këtij rasti.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.