Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në Durrës, një 52-vjeçar ka humbur jetën, ndërkohë që punonte.
Rreth orës 11:30, në lagjen nr.15, dyshohet se nga kamioni me të cilin punonte shtetasi A. K., 52 vjeç, kanë rrëshqitur disa pllaka mermeri dhe e kanë zënë poshtë këtë shtetas, i cili si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon të punojë për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.