Tottenham ka shkarkuar Jose Mourinho. Vendimi i klubit londinez erdhi vetëm pak ditë përpara finales së Kupës së Ligës, ndërsa ecuria e skuadrës ka qenë zhgënjyese në këtë sezon.
Spurs janë shumë larg zonës Champions dhe duket e pamundur që ta mbyllin sezonin mes katër të parave në Premier League. Mourinho u emërua në krye të skuadrës në nëntor 2019, duke zëvendësuar Maurizio Pochettino-n, me aventurën që zgjati vetëm 17 muaj.
Shkarkimi i portugezit erdhi pas barazimit në kampionat me Evertonin, por arsyet lidhen me ecurinë tejet të dobët në kampionat, ku Tottenham renditet në vendin e shtatë në kampionat, me vetëm 50 pikë, por edhe pas eliminimit të turpshëm nga Dinamo e Zagrebit në Europa League.
Klubi preferoi të mos i jepte kohë trajnerit, për të luajtur të paktën në finalen e Kupës së Ligës, përballë Manchester City në Wembley, ndeshje që do të zhvillohet gjatë kësaj fundjave. Sipas mediave angleze, Tottenhami do ti besohet Ryan Mason dhe Chris Powell deri në fund të sezonit, ndërsa favorit për projektin e ri është Julian Nagelsmann i Leipzig.
Pas shkarkimit nga Tottenham, Jose Mourinho do të përfitojë 34 milionë e 610 mijë euro. Special One është padyshim trajneri që ka përfituar më tepër nga largimet, sepse në pesë raste kur është shkarkuar nga Chelsea, Real Madrid, Manchester United e tashmë Tottenham, ka përfituar dëmshpërblime e vlerën e pabesueshme të 107 milionë e 880 mijë euro.