Extra Edhe Elia Zaharia konfirmon divorcin: Kurrsesi nuk do kisha zgjedhur për vajzën...

Edhe Elia Zaharia konfirmon divorcin: Kurrsesi nuk do kisha zgjedhur për vajzën time të rritej me prindër të ndarë, por

Pas princ Lekës, edhe Elia Zaharia ka konfirmuar ndarjen. Ajo shprehet se sot kanë nisur procedurat e divorcit, ndërsa shkruan se ky nuk është një realitet që e lumturon.

Ajo shkruan ndër të tjera se nuk do të donte kurrsesi që vajza e tyre, Geraldina, të rritej me prindër të ndarë, por thotë se ishte e vetmja rrugëzgjidhje.

“Miq dhe dashamirës,

Më duhet tju komunikoj që sot filluam procedurat ligjore për zgjidhjen e martesës, pasi vendosëm bashkarisht të kërkojmë zyrtarizimin e divorcit!

Ky nuk është aspak një realitet që më lumturon, pasi besoj në vlerat e familjes si gjënë më të shtrenjtë! Kurrsesi nuk do kisha zgjedhur për vajzën time të rritej me prindër të ndarë, por ndonjëherë ndarja qenka e vetmja rrugëzgjidhje!

Ajo ç’ka ka më shumë rëndësi, është që vogëlushja ime ta përjetojë këtë moment sa më lehtë të jetë e mundur!

Ju falenderoj shumë të gjithëve ju që më keni shkruar e më keni dhënë kurajo! Pavarësisht këtyre muajve të vështirë që kam kaluar, dashamirësia juaj më ka dhënë forcë!

Ju uroj shëndet e lumturi në familjet tuaja!”, shkruan Elia Zaharia në Facebook.