Aktorja Eva Alikaj është skualifikuar nga gara e “Big Brother VIP Albania”.
“Konkurrentja Eva Alikaj, për shkak të shprehjeve kërcënuese që ka përdorur, largohet në këtë moment nga shtëpia e ‘Big Brother’. ‘Big Brother’ ju rikujton që secili prej jush duhet të respektojë rregullat e formatit për të pasur një lojë të drejtë”, njoftoi produksioni banorët.
Eva është konkurrentja e dytë që largohet brenda ditës së sotme. Mendohet se arsyeja ka qenë toni kërcënues me të cilin i është drejtuar Luizit dhe fraza “të çaj kafkën”. Ajo pati debate edhe me Kristin. Rrugëtimi i saj në reality show zgjati vetëm një javë.
Në mëngjes, Ermiona Lekbello la shtëpinë për shkak të ofendimeve kundrejt banorëve të tjerë.