Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg për Fredi Belerin, kryetarin e zgjedhur të Bashkisë së Himarës. Në arrest në burg është lënë gjithashtu edhe Pandeli Kokoveshi.
Të dy akuzohen për korrupsion me blerje votash për zgjedhjet vendore të 14 Majit.
Sipas akuzës, Fredi Beleri është filmuar duke blerë 8 vota për 40 mijë Lekë.
Procesi nisi fillimisht nga Prokuroria e Vlorës dhe çështja më pas u transferua në SPAK për shkak të veprës penale që hetohet nga Prokuroria Speciale.
Fredi Beleri e ka konsideruar ngjarjen si sulm politik.