Një filxhan kafe në bar, aq e dashur nga italianët dhe shqiptarët, mund të kushtojë deri në dy euro në një kohë të shkurtër.
Ndryshimet klimatike janë ndër shkaqet kryesore të këtij ndryshimi.
“Në tri vitet e fundit çmimi i një filxhani kafeje është rritur me 15 për qind, sot mesatarisht një kafe në lokal kushton 1,50 euro dhe llogaritet se mund të arrijë në dy euro në muajt në vijim për shkak të çmimit të lëndës së parë, kafeja jeshile, e cila ndikohet nga luhatshmëria e lartë e çmimit”, theksoi Cristina Scocchia, CEO e ”illycaffè”.
“Sot kafeja jeshile kushton 245 cent pra 66 për qind më shumë se vitin e kaluar, më shumë se dyfish në krahasim me 3 vjet më parë. Ka shumë shkaqe, e para është sigurisht ndryshimi klimatik që mund të përgjysmojë tokën e kultivuar deri në vitin 2050”, shpjegoi Scocchia.
Vetëm mendoni atë që po ndodh muajt e fundit: kalojmë nga shirat e rrëmbyeshëm në Brazil në thatësirën në Vietnam. Në afat të shkurtër dhe të mesëm zinxhiri i furnizimit është gjithashtu nën presion për shkak të problemit të lidhur me Kanalin e Suezit, i cili u rrit kostot e transportit.
”Ne nuk synojmë të rrisim çmimin e produkteve tona për klientët tanë por me sa duket ne do të duhet ta rishikojmë këtë vendim nëse do të vazhdojë trendi rritës”, shton ajo.