Bota Edhe Kanadaja miraton përdorimin e vaksinës së Pfizer

Edhe Kanadaja miraton përdorimin e vaksinës së Pfizer

Pas Britanisë së Madhe, i ka ardhur radha Kanadasë për të miratuar zyrtarisht vaksinën e prodhuar nga kompania Pfizer dhe kjo nënkupton që dozat e para mund të mbërrijnë në vend në fund të muajit.

Departamenti i Shëndetësisë raporton se vaksinës do i nënshtrohen personat mbi 16 vjeç, ndërkohë që për më të vegjlit po kryen ende studime.

Më herët, kryeministri Justin Trudeau njoftoi se 250 mijë doza të vaksinës do të dërgohen sa më shpejt që të jetë e mundur në azile apo për personat më të rrezikuar.

Në total, qeveria kanadeze ka blerë 20 milionë doza vaksinë, të mjaftueshme për 10 milionë persona, por me opsionin për të blerë dhe 56 milionë të tjera.

Në këtë mënyrë Kanadaja kthehet në vendin me më shumë doza vaksinash në botë për numër popullsie.