Prokurorja e Apelit në Tiranë Fatjona Memçaj, ka dorëzuar aplikimin për tu bërë Kryeprokurore e Përgjithshme.
Në këtë mënyrë Fatjona Memçaj bëhet kandidatja e dytë për të marrë postin e Kryeprokorit të Përgjithshëm.
Pak ditë më parë dorëzoi kandidaturën edhe Olsian Çela.
Fatjona Memçaj ishte prokurorja e parë që kalon vettingun. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit deklaroi se prokurorja e Apelit në Tiranë, kaloi procesin e vettingut duke e konfirmuar atë në detyrë. Hetimi ndaj prokurores ishte në tre shtylla kryesore si pasuria, figura morale dhe aftësia profesionale duke i kaluar me sukses.
Prokurorja deklaroi një apartament 96 m2 më vlerë 27 mijë dollarë, automjet dhe motor Vespa dhe llogaritë bankare.
Sipas drejtorisë së informacionit të klasifikuar, prokurorja nuk ka asnjë problem.