Shqipëria ka marrë pjesë në një operacion të gjerë ndërkombëtar të udhëhequr nga EUROPOL kundër krimeve kibernetike.
Operacioni u zhvillua gjatë muajit tetor në vende të ndryshme të Europës, ndërsa në përfundim u vunë në pranga 28 persona.
Në një deklaratë, Policia e Shtetit bëri të ditur se personat e vënë në pranga përdorin disa aplikacione në telefonat celularë, të cilat lidheshin me bankat për të kryer transferime dhe blerje në mënyrë të paligjshme.
Si rezultat i operacionit u arrestuan 28 persona në vendet pjesëmarrëse, si të dyshuar për mashtrimin me transaksione.