Edhe shtatori do të jetë muaj i hapur për vaksinimin +18 vjeç. Lajmi u dha nga Ministria e Shëndetësisë me qëllimin për të rritur vaksinimet në popullatë.
“Shtatori do të jetë një muaj vendimtar për të rritur mbulesën vaksinale, ndaj kemi vendosur që sërish të jetë një muaj i hapur për vaksinimet e çdo qytetari mbi 18 vjeç. Le t’i shfrytëzojmë këto ditë për të mbrojtur jetën dhe shëndetin, duke u vaksinuar sa më parë, për të garantuar mbarëvajtjen e vitit të ri shkollor që po afron, të aktiviteteve të biznesit dhe jetës sonë të përditshme”, ka apeluar Manastirliu.
Ndërkohë në Spitalin Infektiv, krahas pacientëve të pavaksinuar, ka edhe të prekur të vaksinuar me 1 dhe dy doza, Coronavac dhe Pfizer.