Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino është infektuar nga koronavirusi.
Bino është shtruar në spital ditën e premte për shkak të temperaturës së lartë.
Gjendja e saj sipas burimeve, paraqiten aktualisht e stabilizuar. Zonja Bino është edhe anëtare e Task Forcës anti-covid.
Zonja Bino ka qenë aktive prej muajsh pas përhapjes së koronavirusit. Ajo ka bërë apel vazhdimisht për marrjen e masave.