Komisioni parlamentar miratoi sot planin e hetimit për inceneratorët, përfshi listën e personave që do të pyeten.
Nga 21-23 shkurt do të thirren për të raportuar Edi Rama, Arben Ahemtaj, Damian Gjiknuri, Engjell Agaçi dhe Erion Veliaj.
Deputetja Jorida Tabaku deklaroi nga Kuvendi se kryeministri Edi Rama i ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë proces. Edhe Ahmetaj dhe Gjiknuri kanë konfirmuar pjesëmarrjen
Pjese e listës së dëshmitareve është edhe ish-ministri Lefter Koka.
Tabaku nënvizoi se do të bëhen vizita në të tre inceneratorët për të cilat do të prezantohet nga një dosje. Hetimi në lidhje me këtë çëshje do të përfundojë më 25 shkurt.
Pas arrestimit të Lefter Kokës për inceneratorin e Elbasanit, kanë nisur hetimet edhe për inceneratorin e Fierit dhe të Tiranës. Prokurorët e çështjes janë Dritan Premçi dhe Vladimir Mara.