Extra Edi Rama “komshi” me aktorin Leonardo di Caprio

Edi Rama “komshi” me aktorin Leonardo di Caprio

Kryeministri Edi Rama ndodhet prej të hënës në Glasgou të Skocisë për samitin e OKB-së për klimën dhe ngrohjen globale.

Përveç krerëve të shteteve nga e gjithë bota, në samitin e Organizatës e Kombeve të Bashkuara marrin pjesë edhe shumë aktivistë. Një ndër ta është edhe aktori hollivudian me famë botërore, Leonardo di Caprio.

Ky i fundit njihet si një zë i fuqishëm për mbrojtjen e mjedisit. Madje ka dalë në mbrojtje edhe të lumit Vjosa në vendin tonë, duke kundërshtuar ndërtimin e një HEC-i aty.

Në këtë samit, Leonardo di Caprio mesa duket ishte vendosur nga organizatorët pranë kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Nga ana tjetër, Rama nuk mund ta humbiste këtë mundësi për të biseduar me Leonardo di Caprion dhe ka postuar në rrjetet sociale një foto me aktorin e mirënjohur.

“Kur je komshi me Leonardo di Caprion dhe të lidh mbrojtja e Vjosës”, ka shkruar Kryeministri Rama në Instagram.