Dyzet kryetarë shtetesh dhe qeverish marrin pjesë në një konferencë të sigurisë në Mynih këtë javë, forumi kryesor në botë për diskutimin e politikës ndërkombëtare të sigurisë. Mes tyre edhe kryeministri shqiptar Edi Rama.
Shefi i qeverisë shqiptare ka takuar në Mynih edhe Mark Zuckerbergun. Rama ka postuar në Facebook foto gjatë bisedës me Zuckerbergun. Rama është një ndër politikanët që i përdor shumë mediat sociale.