Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së ish-ministres së jashtme të Kosovës, Edita Tahiri e cila ka përshëndetur vendimin e presidentit Ilir Meta për të mos dekretuar si ministër të jashtëm Gent Cakajn.
Ajo e quajti vizionar dhe kombëtar vendimin e Metës.
“E pershendes vendimin kombetar dhe vizionar te Presidentit te Shqiperise ne mbrojtje te kufijve te Kosoves. Ai sot nuk dekretoi nje kandidat per minister te jashtem qe ishte pro prekjes se kufijve, te nominuar qellimshem dhe me djallezi nga kryeministri Rama,” shkruan Tahiri në rrjetet sociale.
Por përmes një postimi në Twitter, Rama thotë se edhe Edita Tahiri, bashkohet me ca qyqarë që pwrshwndesin vendimin e Ilir Metës.
“Ah edhe Edita Tahiri, bashkuar me ca qyqarë që salutojnë vendimin e vizionarit IM! Ah çfarë llumi mllefi e terri që “vizionarët”e kësaj kategorie e jashtëqesin si lumë dashurie për kombin! Genti, e dashur Edita i meriton sulmet tuaja aq sa këta “vizionarë” emrin njeri! Po ti xhan?”- thotë Rama.