Regjisori i “Big Brother VIP 2”, në një intervistë me moderatoren Megi Pojani në natën finale të “Fan Club”, tregoi cilat kanë qenë momentet më të veçanta gjatë këtij sezoni.
Grishaj tregon se ka pasur disa momente të sikletshme dhe ndalet specifikisht te kërcënimet e bëra nga tifozët.
Megjithatë, shton regjisori, së fundi situata është normalizuar dhe ndjekësit janë ndërgjegjësuar:
“Sa më të fortë janë lojtarët, aq më e vështirë bëhet edhe për ne që jemi mbrapa tyre. Shumë momente të vështira, po kënaqësia ka qenë shumë e madhe gjatë gjithë procesit të punës.
Një nga ato momentet që ia vlen për t’u specifikuar është se për shkak të popullaritetit që u bë shumë i madh, mbase ofendimet e mëdha për prindërit e konkurrentëve që ishin në shtëpinë e ‘Big Brother’. Kjo u rënduar shumë para pak kohësh, tani ka filluar të ulet, është ndërgjegjësuar.
Kur shikoje që kërcënoheshin bashkëshortët, fëmijët ose prindërit e konkurrentëve… ata ishin të parët që e vuanin. Ishte dhe siklet yni që mundoheshim t’u thoshim që është një lojë që njerëzit e shikojnë me shumë tifozllëk, por çdo gjë do të vijë të normalizohet dhe kështu ka ndodhur”.
“E dinim potencialin e Luizit para se ai të futej në Big Brother VIP 2”
Një sezon fantastik ky i Big Brother Vip 2, i cili me kastin e mrekullueshëm arriti të mbante të mbërthyer miliona shqiptarë para ekranit.
Në çdo ngjarje që ndodhte në shtëpi, çdo batutë, debat, apo surprizë e/mes banorëve, shqiptarët fjetën dhe u ngritën me ta plotë 129 ditë dhe do të vijojnë kështu deri natën finale, që do të jetë padyshim mbrëmja e surprizave të mëdha.
Megjithatë për regjisorin e Big Brother Vip II, Eduart Grishaj, rezultati nuk është i papritur. I ftuar në “Fan Club”, Grishaj është shprehur se e dinte që me përzgjedhjen e kastit që ky do të ishte një Big Brother i jashtëzakonshëm.
“E dinin të gjithë potencialin që do të kishte Luizi” dhe lojtarët e tjerë, tha Grishaj.
Pjesë nga biseda:
Megi Pojani: Ka qenë një Big brother i 1 milion surprizave dhe parashikimeve. Ti ke bërë një parashikim në fillim…
Eduart Grishaj: Unë kam thënë që në fillim që ky do të jetë në Big Brother i jashtëzakonshëm. Ishte shumë i mirë BBVip që shkoi, por ky do të jetë një Big Brother i madh. Dhe nuk është një rastësi apo ne bëjmë kështu parashikimesh, por e dimin që te përzgjedhja e kastit, të gjithë si staf, që ky do të jetë një kast i jashtëzakonshëm.
E dinin të gjithë potencialin që do të kishte Luizi që më përpara, e dinim që do të ishte një lojtar i fortë. Po ashtu edhe Olta… E dinim që kishim disa lojtarë të jashtëzakonshëm që do të bënin një rrugëtim të bukur që do të kënaqej shumë edhe publiku që do t’i shikonte nga ekrani.