Entuziazëm në shtëpinë e Interi për sezonin e ri futbollistik. Sikurse është komunikuar edhe nga klubi zikaltër, “janë ezauruar të gjitha abonimet për sezonin 2019-2020, duke arritur limitin e 40 mijë vende, që kishte fiksuar shoqëria. Një sukses i jashtëzakonshëm, teksa brenda pak orësh mbaruan së shituri të gjitha vendet që ishte në dispozicion. Faza që i dedikohej rinovimeve të abonimeve ishte mbyllur menjë numër rekord të teserave të konfirmuara.”
Tifozët zikaltër kanë treguar mbështetjen e madhe për skuadrën, sikurse u dëshmua edhe gjatë sezonit të kaluar me rreth 60 mijë spektatorë për ndeshje.
Te ndjekësit e Interit entuziazmi u rrit me emërimin trajner të Antonio Contes dhe tratativave të shumta në merkato për të afruar lojtarë cilësorë.