Një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Fierit përfundoi me makinë në oborrin e një shtëpie, e më pas u konfliktua me pronarin e saj duke e lënë këtë të fundit të plagosur. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje, në lagjen “Sheq i Madh”.
Sipas policisë, 41-vjeçari me iniciale P. Sh. ishte në gjendje të dehur, kur humbi kontrollin e Benzit të tij dhe doli nga rruga, duke përfunduar në oborrin e shtëpisë së 70-vjeçarit me iniciale S.M.
E si të mos mjaftonte kjo, 41-vjeçari u përfshi në konflikt me të zotin e shtëpisë, nxori armën dhe e plagosi këtë të fundit në gishtin e dorës.
Autoritetet policore të Fierit shoqëruan në komisariat kolegun e tyre, ndërsa SHÇBA po kryen veprimet proceduariale dhe hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.