Einxhel Shkira është një ndër banoret më të komentuara në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Së fundmi, ajo pësoi një incident gjatë një loje të improvizuar në shtëpinë më të madhe në Shqipëri, ku edhe theu krahun.
Për pasojë, ajo u nis menjëherë drejt spitalit ku edhe po merr një trajtim më të specializuar.
Nga ana tjetër, pritet që ajo të rikthehet shumë shpejt në shtëpinë e BBV.
Mirëpo, banorët kanë habitur me reagimet e tyre. Ata në fillim nuk e besuan faktin që Einxhel theu krahun dhe nisën të qeshin.
Madje, edhe pas dërgimit në spital, ata sërish nuk e kanë mbajtur të qeshurën.
Konkretisht, në një moment kamerat kanë fiksuar Arjolën. Ajo është parë duke qeshur, teksa ka futur kokën nën xhup si për ta ‘fshehur’ nga kamerat.
Gjithashtu edhe Iliri me Monikën nuk kanë mbajtur dot të qeshurën. Gjithsesi, Iliri ishte banori i parë që njoftoi stafin e BBV lidhur me gjendjen në të cilën ndodhej Einxhel.
Mirëpo asgjë nuk i shpëton kamerave ashtu sikurse edhe syrit të publikut.
Të gjithë shihen duke qeshur ndërsa Donaldi pyet: A është shaka apo çfarë?
As Beniada, e cila është shumë e afërt me Einxhel, nuk e ka besuar fillimisht konkurrenten e lënduar.
Ende nuk ka asnjë të dhënë lidhur me gjendjen shëndetësore të Einxhel.
Kujtojmë që moderatorja krijoi një lidhje me DJ DAGZ brenda shtëpisë së BBV, ku edhe u komentua gjatë nga banorët por jo vetëm. Tashmë Einxhel vazhdon lojën e vetme pasi DAGZ u eliminua nga shtëpia vetëm pak javë më parë.
Edhe pak javë ka mbetur nga finalja e madhe e “Big Brother VIP”, ku do të arrijnë ta ‘prekin’ vetëm 4 finalistë.