Frika nga koronavirusi po çon në rikthimin në masë të përshëndetjes turke “Ejvallah”, e cila nuk përshkohet nga kontakti fizik. Siç dihet, një prej mënyrës së si përhapet virusi COVID-19, është pikërisht kontakti fizik.
Sipas Shoqërisë Turke të Gjuhëtarëve, termi do të thotë “besim në Zot” dhe përdoret në tre situata të ndryshme. E para kur duam të themi ‘faleminderit’ dikujt; atëherë kur duam të shprehemi se jemi të gatshëm të ndihmojmë dikë që po na kërkon, dhe e treta, dhe më e zakonshmja, është – “Mirupafshim!”.
Për përshëndetjen në fjalë është folur veçanërisht këto kohë, sepse bota aktualisht po shikon seriale nga historia turke, dhe TRT ka përgatitur edhe një video sociale me këtë rast, duke e lidhur me aktualitetin, atë të koronavirusit.
Just “eyvallah”#coronavirus pic.twitter.com/C2tMUNJV4e
— Serdar Karagöz (@serdarkaragoz) March 6, 2020