Sport Ekipi i futbollit i Wuhanit largohet nga Spanja nga frika e… koronavirusit

Ekipi i futbollit i Wuhanit largohet nga Spanja nga frika e… koronavirusit

të shpërthimit të koronavirusit, po kthehet në Kinë për të shmangur përhapjen e tij të shpejtë në Europë, sipas standard.co.uk.

Ekipi ”Wuhan Zall” pritej të shkojë sonte në Kinë, pas gati një muaj e gjysmë pasi mbërriti në Spanjë për stërvitjen para fillimit të sezonit futbollistik në Kinë.

Skuadra nuk kishte arritur të largohej për shkak të kufizimeve në Kinë, por përshpejtoi largimin e saj për shkak të përkeqësimit të situatës në Spanjë.

Ekipi fillimisht planifikoi të largohej nga Spanja nga mesi i shkurtit, por kishte zgjatur qëndrimin e tij në rajonin jugor të vendit deri të paktën në fund të marsit.

Ai plan ndryshoi këtë javë për shkak të rritjes së mprehtë të numrit të rasteve në Spanjë dhe në Europë në përgjithësi.

“Historia e koronavirusit ka mbaruar në Wuhan. Liga kineze ka të ngjarë të fillojë në fillim të majit. Do të na duhet të hyjmë në karantinë kur të arrijmë, kështu që sa më shpejt të largohemi, aq më mirë”, tha José González, trajneri spanjoll i ekipit kinez ”Wuhan Zall”.

Qyteti i Wuhanit ishte epiqendra e shpërthimit që u përhap me shpejtësi në vendet e tjera dhe që ka infektuar më shumë se 150 000 njerëz në të gjithë botën, me mbi 5 400 vdekje.