Një ekip i specializuar shpëtimi serb ka filluar që prej orëve të para të ditës së sotme nga puna për të nxjerrë personat e ngecur nën rrënoja në Thumanë.
Ekipi ka mbërritur në Thumanë në orën 03:00 të mëngjesit dhe janë duke punuar bashkë me ekipet shqiptare.
Ndërkohë, Vlada Plemiç nga sektori i emergjencave në Serbi thotë se 72 orët e para pas tërmetit janë vendimtare për të shpëtuar të mbijetuarit nga tërmetet.
Në Shqipëri kanë ardhur ekipe shpëtimi nga një numër i madh vendesh si Greqia, Rumania, Italia, etj., ndërsa vlen për tu theksuar angazhimi maksimal i Kosovës, e cila nisi forcat e saj me autokolona drejt vendit tonë.
Deri më tani janë konfirmuar 29 viktima nga tërmeti shkatërrues i ditës së djeshme, ndërsa numri i të lënduarve është më tepër se 600.