Lumturinë, të gjithë e duan, por a e dimë vërtetë sesi ta arrijmë? “Njerëzit janë gjithnjë e më të stresuar dhe ne po shqyrtojmë një sërë strategjish se si ta pengojmë këtë”, thotë Doug Gentile, profesori psikologjisë.
Mjeku Doug Gentile dhe ekipi i tij i studiuesve u përpoqën të zbulojnë nëse sjellje të thjeshta mund të ndryshojnë humorin tonë. Për ketë u mbështetën në ndihmën e 500 studentëve duke u kërkuar atyre të ecnin për 12 minuta në korridoret e universitetit. Por secili prej tyre duhet të bënte diçka ekstra, ndërsa ecte.
“Ne u dhamë atyre detyra të tilla si të ndërvepronin, t’i përcillnin urime njeri-tjetrit, apo të mendonin për modën”, thotë psikologu. Rezultatet ishin befasuese. Studentët që ishin sjellë mirë me të tjerët ndiheshin shumë më mirë.
“Surpriza më e madhe ishte se brenda vetëm 10 ose 12 minutave humori i tyre ndryshoi dhe ankthi u zbut”, shprehet Doug Gentile.
A mund të jetë vërtet kaq e thjeshtë?
Ekipi i studiuesve mendon që po. Sipas tyre, ti kushtosh vëmendje njerëzve përreth, të interesohesh për ta, sjell përfitime të dukshme për mendjen.