Koronavirusi ka alarmuar gjithë botën dhe mjekët këshillojnë parandalimin duke treguar shumë kujdes me higjienën.
Një nga mjetet e përdorura nga të gjithë janë dezinfektantët dhe maskat mbrojtëse.
Sipas të dhënave nga “Mirror“, të përdorësh më shumë se sa duhet dezinfektant rrit rrezikun e prekjes.
Një zëdhënës i kompanisë së produkteve kimike shpjegoi se përdorimi i tepruar i dezinfektuesve të duarve me bazë alkooli mund të heqin florën normale bakteriale që mbështjell lëkurën dhe na mbron nga patogjenët.
“Sigurisht, është e nevojshme të lani duart dhe të përdorni dezinfektuesit e duarve me bazë alkooli për të zvogëluar transmetimin e virusit të ri, por mbingarkimi i tij nuk është gjë e mirë”, ka thënë ai.
Dezinfektantët e duarve zakonisht përmbajnë 60 deri 95% alkool, i cili ndihmon për të mbajtur duart pa baktere dhe viruse.
Sidoqoftë, ky alkool gjithashtu sjell tharjen e lëkurës.
Lëkura e thatë dhe e dëmtuar mund të bëhet një vatër e baktereve të sëmundjes dhe gjithashtu të rrisë rrezikun e viruseve që hyjnë në trup përmes prerjeve në lëkurë.
Sipas tyre, për të parandaluar infeksionin, është shumë më e rëndësishme të lani duart me një sasi normale të sapunit për më shumë se 30 sekonda në një mënyrë efektive sesa të lani duart disa herë në ditë.
Pas larjes së duarve, është gjithashtu e rëndësishme të siguroheni që t’i thani ato plotësisht.
Lënia e duarve të lagura mund të çojë në çrregullime të lëkurës, duke e bërë më të lehtë që viruset të ngjiten në duart tuaja.