Një sasi lënde plasëse iu vendos makinës së një efektivi policie mëngjesin e kësaj të premteje në Durrës. Ngjarja ndodhi rreth orës 06:25 në lagjen nr 17 të qytetit bregdetar. Lënda plasëse u vendos në makinën Mercedes Benz në pronësi Lulzim Kastratit, me detyre inspektor policie në Durrës.
Menjëherë në vendin e ngjarjes shkuan efektivët e policisë, të cilët morën në pyetje kolegun e tyre në lidhje me ngjarjen. Po ashtu policia ka shoqëruar disa persona të cilët dyshohet se mund të kenë dijeni për ngjarjen.
Ende nuk ka një pistë se cila ka qenë arsyeja e vendosjes së eksplozivit në makinë. Dyshimet e para janë se lënda plasëse mund t’i jetë vendosur për shkak të detyrës.