Një shpërthim me tritol është regjistruar pasditen e të hënës në Orikum të Vlorës. Lënda plasëse në sasi të vogël është vendosur në hyrje të banesës së shtetasit Artan Xhelilaj. Hetuesit dyshojnë se janë vendosur 20 gram tritol, duke shkaktuar vetëm dëme materiale nga shpërthimi.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:10 në katin e pestë të pallatit. Burime nga policia bëjnë me dije se Xhelili vuan masën e sigurisë arrest shtëpie pasi rezulton i dënuar si i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike.
Hetuesit dyshojnë se lënda plasëse është vendosur si mesazh ndaj Xhelilajt. Policia ka nisur punën për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, duke sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë dhe marrjen në pyetje të pronarit të banesës.