Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në qytetin e Lezhës.
Shpërthimi ka ndodhur në një banesë në fshatin Manati. Mësohet se bëhet fjalë për banesën e policit, Zef Kola.
Ai është efektiv i qarkullimit rrugor. Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka të lënduar.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Deri më tani nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarjeje.