Muhamet Belba është ekstraduar në Shqipëri. 51-vjeçari i cili është dënuar nga Gjykata e Elbasanit me 22 vite burg për vjedhje me armë me pasojë vdekjen u kap nga autoritetet policore në Belgjikë dhe vetëm sot është bërë i mundur sjellja e tij në Shqipëri.
Për çfarë është dënuar Belba?
51-vjeçari ka vrarë një shtetas grek në vitin 1993. 28 vite më parë ai i ka pasur qëllim që të grabiste shumën e parave që viktima kishte, por ngjarja përfundoi në vrasje. Krimi i rëndë ndodhi në Greqi.