Aktualitet Ekstradohet nga Kroacia 29-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Ekstradohet nga Kroacia 29-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Një 29-vjeçar me iniciale P.P. është ekstraduar nga Kroacia në vendin tonë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ndaj të riut, Gjykata e Shkodrës ka vendosur në Nëntor 2018 masën e sigurisë “arrest në burg” në mungesë për veprat penale vjedhje me dhunë dhe dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

29-vjeçari u jepte ndihmë shtetasve të huaj për të kaluar në mënyrë të paligjshme nga Shqipëria në Malin e Zi, duke pasur si destinacion vendet e Evropës Perëndimore.

Në shtator të vitit 2018, Policia Kufitare e Shkodrës konstatoi 6 pakistanezë të cilët synonin të kalonin në Malin e Zi të ndihmuar nga 29-vjeçari, i cili pasi i kishte afruar në kufi me Malin e Zi u kishte marrë nëpërmjet kanosjes 720 Euro, dy telefona celularë, si dhe 6 çanta ku mbanin dokumentet e tyre.