Një 28-vjeçar shqiptar është ekstraduar nga Italia, pasi ishte shpallur në kërkim për një vrasje të kryer në Sarandë në vitin 2015.
K.H., lindur në Kurbin, ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, në vitin 2015, e cila kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim”.
Më datë 10 korrik 2015, rreth 02:00, në Sarandë, si rezultat i një mosmarrëveshjeje për motive të dobëta mes pronarit të një autolavazhi makinash, shtetasit E. M., me shtetasit G. H., E. H. dhe K. H, këta të fundit e goditën me shkop bejsbolli dhe me tytën e pistoletës. Pas kësaj një nga autorët iu afrua dhe qëlloi në drejtim të shtetasit E. M., i cili gjeti vdekjen e menjëhershme.