Dy shqiptarë u ekzekutuan mbrëmjen e djeshme në një atentat të mirëorganizuar në lagjen “Çarshi e vjetër” të Shkupit.
Viktimat janë identifikuar si Jeton Krivanjeva dhe Enis Iseni.
Policia lokale njoftoi se autorët kanë qenë 5 persona, të veshur me të zeza dhe me maska në fytyrë.
Ata kanë hapur zjarr ndaj 2 shqiptarëve që sipas burimeve janë emra të njohur për policinë për shkak të precedentëve të mëparshëm kriminalë.
Ditën e sotme, në dalje të Shkupit është gjetur e djegur makina me të cilët dyshohet se u larguan autorët.