Aktualitet Ekzekutimi i dyfishtë në Elbasan, grupi hetimor zbret sërish në terren: Lulzim...

Ekzekutimi i dyfishtë në Elbasan, grupi hetimor zbret sërish në terren: Lulzim Bitri ishte objektivi i atentatorëve

Grupi hetimor i ngritur për ekzekutimin e dyfishtë të hënën e kaluar në Elbasan, ka zbritur sërish në terren.

Deri më tani nga pamjet filmike nuk është arritur të grumbullohet asnjë provë e rëndësishme, çka ka detyruar anëtarë të grupit hetimor dhe agjentët e policisë të zbresin sërish në terren.

Burime bëjnë me dije se autorët kanë qenë më shumë se tre, ku dy kanë qenë personat që kanë qëlluar ndaj Lulzim Bitrit dhe Ardian Çollakut 21 herë nga dy lloje armësh, (scorpions dhe kallashnikov).

Grupi hetimor ka arritur në konkluzionin paraprak se objektivi i atentatorëve ka qenë Lulzim Bitri.

Deri tani janë sekuestruar më shumë se 40 sisteme kamerash, një pjesë e të cilave kanë qenë përqark vendit ku ndodhi ekzekutimi.