Lufta mes grupeve kriminale të kryeqytet, rezulton të jetë pista kryesore e vrasjes së, Erigers Mihasit dhe mikut të tij, Armand Dumani në zonën e “Astirit” në Tiranë.
Mihasi i lakuar në disa ngjarje kriminale, ishte pjesë e një grupimi djemsh që shpeshherë u kthyen protagonistë të disa krimeve në Tiranë dhe jo vetëm.
Kohët e fundit ai ishte përpjekur të shkëputej nga rruga e keqe ku kishte hyrë, duke frekuentuar si besimtar mysliman xhaminë e Tiranës.
Për policinë e Tiranës, shënjestër e këtij atentati mafioz është pikërisht, Erigers Mihasi.
Ndërsa miku i tij, ka qenë rastësisht në automjet.
Policia dyshin se vrasja lidhet për shkak të “luftës” së lindur mes bandave në Tiranë, luftë që ka pasur disa viktima.
Fabian Gaxha, Santiago Malko dhe Erigers Mihasi, janë këto viktimat e kësaj “lufte”, që lindi fill pas ngjarjes së 4 Tetorit 2018 në ish-Bllok dhe që tashmë nuk dihet se ku e ka fundin.
Biznesi i kazinove, trafiku i kokainës që më pas u përzje edhe me vrasje, ka sjellë një përleshje të egër mes tre grupeve kriminale që veprojnë në Tiranës, raporton Ora News.
Policia thotë jo zyrtarisht se dy grupe kryeqytetase kanë lidhur aleancë, kundër një grupi të vetëm, ku bënte pjesë dhe Erigers Mihasi.
Anëtarë të hetimit pasditen e djeshme kanë arritur të sigurojnë pamjet e një filmuara nga një kamera sigurie, që është instaluar nga kompania “Salillari”.
Pikërisht kjo kamerë besohet se ka filmuar të gjithë situatën para dhe pas kryerjes së krimit.
Në filmime duket qartë momenti kur automjeti tip “Toyota” ndjek nga afër “Audin A8”, që më pas do të qëllohej me mbi 30 plumba, duke lënë të vdekur në vend, Armando Dumanin dhe Erigers Mihasin.
Ky i fundit kishte vetëm 24 orë që ishte kthyer nga Gjermani në Shqipëri.
Autorët me sa duket e kanë survejuar përgjatë gjithë ditës, duke bërë ekzekutimin në mbrëmje.
Për vrasjen e dyfishtë në Tiranë janë shoqëruar mbi 20 persona, të cilët pasi u morën në pyetje janë lënë sërish të lirë.