Një atentat i mirëorganizuar i ka marrë jetën një 40-vjeçari në qytetin e Vlorës. Viktima është identifikuar si Bledar Birçaj.
Ai udhëtonte me makinën e tij tip “BMW X5” me targa AA 797 CS kur iu bë pritë nga persona të paidentifikuar dhe u qëllua me armë në lagjen “Hajro Çakëri” të qytetit bregdetar. Ndaj tij u qëllua me breshëri kallashnikovi.
40-vjeçari Birçaj mbeti fillimisht i plagosur por ndërroi jetë sapo u transportua në spital.
Ndërkohë, në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policore. Ndërkohë që në akset hyrëse dhe dalëse të Vlorës janë ngritur postblloqe për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.