Një shqiptar, 50 vjeç, është ekzekutuar në Selanik të Greqisë. Viktima është filmuar teksa debatonte me shoferin e një makine në një pikë karburanti.
Në një moment, ai ka tentuar ta godasë shoferin me një zinxhir, por pas kësaj është qëlluar me armë zjarri dhe ka rënë në trotuar. Gjithçka është filmuar nga kamerat e sigurisë.
— kakajason (@kakajason50) July 13, 2023
Sipas Protothema-s, shqiptari, identiteti i të cilit ende nuk dihet, ka marrë të paktën dy plumba. Ende janë të paqarta arsyet që çuan në këtë tragjedi. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00 në rrugën Solonos në zonën e Analipsit.
Fillimisht shqiptari ka marrë plagë në shpatull dhe ka ndërruar jetë pak çaste më vonë. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, ndërsa nuk është identifikuar ende autori i kësaj ngjarjeje.