Ervis Bardhi, i penduari i drejtësisë në çështjen në ngarkim të Ardian e Florenc Çapjes e të tjerëve të akuzuar për vrasjen e Gentian e Nezir Beqirit në Elbasan, jep dëshminë e tij para Gjykatës së Posaçme.
Sipas SPAK-ut, Bardhi është një nga dy ekzekutorët e babë e bir, në vitin 2012.
Në seancë, Bardhi dha detaje nga mënyra se si ishte njohur me Gentian Beqirin në qelitë e burgut të Peqinit, në krijimin e miqësisë me të dhe vizitat e herëpashershme në shtëpinë e Beqirit, marrjen e porosisë për ekzekutimin e tij nga Ardian e Florenc Çapjes, deri në ditën e ekzekutimit.
“Para se të filloj, dua t’i kërkoj ndjesë familjes së viktimave, në veçanti nënës”, nisi dëshminë e tij i penduari.
Vrasja e babë e bir gushtin e vitit 2012 në Elbasan tronditi opinionin publik, për shkak se Gentian Beqirit ishte në “arrest shtëpie” dhe me punonjës policie tek dera, kur autorët u futën në shtëpi dhe vranë atë e të atin, Nezir Beqiri.
Ngjarja u zbardh 8 vite më vonë pasi Ervis Bardhi, i dyshuar si ekzekutori i Gentian Nezirit, pranoi të bashkëpunojë me drejtësisë. Sipas hetimit të kryer nga prokurori i SPAK, Behar Dibra, vrasja është porositur nga Ardian e Florec Çapja dhe për të Bardhi e Olsi Leka janë paguar me 50 mijë euro.