Nën sipërfaqen e Tokës ekziston një minierë energjie e pashtershme. Për të shfrytëzuar këtë burim, ‘Quaise Energy‘, kompani amerikane, po punon për hapjen e një pusi prej dhjetëra kilometrash, dhe për këtë i është akorduar një fond prej 52 milion dollarësh për krijimin e stacionit të parë shpues.
Gjithashtu bashkëpunimi për metodën e shpimit të kores dhe shkëmbinjve nëntokësorë, që është edhe procesi më sfidues, do përdoret një teknikë që studiohet prej 15 vitesh nga MIT.
Shpimi më i thellë që është arritur të realizohet deri më sot 13 km në thellësi të tokës në vitet 70 në Kola, një rajon i ish-Bashkimit Sovjetik, por vështirësitë qenë të mëdha, dhe që atëherë nuk u tentua më një sipërmarrje e tille.
Kreu i start up amerikan, Matt Houde, shpjegon se përmbajtja energjetike e nxehtësisë së magazinuar në thellësitë e tokës, tejkalon kërkesën vjetore për energji për gjithë planetin.
Teknika e shpimit ka kaluar provat laboratorike duke rezultuar e suksesshme, dhe po punohet për platformën e projektuar, e cila gjeneron vale milimetrike me fuqi mjaft të lartë.
Këto valë bashkë me gaz me presion të lartë do të injektohen nëpërmjet një tubi deri në fund të pusit, proces që do të avullojë strukturat shkëmbore. Pas realizimit të puseve, do të mjaftojë të injektohet ujë për ta pasur në sipërfaqe në formë avulli, proces i cili do të bënte turbinat të funksionin si në të gjitha centralet elektrike.
Sipas studiuesve, arritja e thellësive të tilla, nuk do të shkaktonte tërmete ose pasoja të rënda për planetin, ndërkohë që do të përmirësonte dukshëm situatën energjetike të pothuajse çdo vendi në planet. Falë lëshimit me presion 221 bar në këto tubacione të atij që njihet si “ujë iperkritik”, me temperaturë të paktën 374 gradë celsius, çdo central energjetik që më parë funksiononte me qymyr ose gaz natyror mund të dhjetëfishonte të paktën kapacitetin e vet, me një kosto shumë të ulët.
Teknologjia e re premton krijimin e disa “puseve” ose më mirë tubacioneve me diametër 5 centimetra, në një thellësi deri në 20 kilometra
Kjo nuk është thjesht teori, dhe hapja e termocentralit të parë me këtë teknologji, me kapacitet 100 MW, parashikohet nga MIT brenda vitit 2026, por ngjarjet e fundit dhe përplasja e Uashingtonit me Moskën mund të përshpejtojnë dukshëm fillimin e punimeve.