Sport “El Clasico” i parë me publik prej nisjes së pandemisë

“El Clasico” i parë me publik prej nisjes së pandemisë

Vendimi është zyrtar: “El Clasico” i parë i sezonit do të luhet më 24 tetor, në orën 16:15. Një orar i pazakontë por që gjithsesi spektakli në këtë duel është i garantuar. Ndeshja do të zhvillohet në “Camp Nou” dhe do të jetë “Clasico” i parë me tifozë që nga fillimi i pandemisë. Do të jetë gjithashtu “El Clasico” i parë pa Lionel Medsin dhe Sergio Ramosin.

Ndeshja është e vlefshme për javën e 10-të të kampionatit. Presidenti i Ligës, Havier Tebas, ka njoftuar i pari lajmin. Nuk janë konfirmuar ende oraret e ndeshjeve të tjera, por Tebas ka dashur të bëjë një njoftim special për një ndeshje speciale.

Barcelona dhe Real Madrid kanë pasur një fillim sezoni ndryshe. Katalanasit janë në krizë, në vend të 9-të, ndërkohë që ka edhe tension mes presidentit Joan Laporta dhe trajnerit Ronald Koeman, në luftë të hapur të dy. Reali po ecën shumë mirë: në krye të klasifikimit dhe me një fitore në Champions League në fushën e Interit.

Asnjë prej tyre nuk mundi ta fitonte titullin kampion sezonin e fundit, pasi dolën pas Atletiko Madrid, Reali 2 pikë prapa dhe Barcelona 5 pikë pas madrilenëve. Barcelona humbi 3-1 kundër Real Madridit në “Camp Nou” sezonin e shkuar. Po ashtu, humbi 2-1 në “Santiago Bernabeu”.