Prestigjiozja spanjolle “El Confidencial” i ka kushtuar një artikull rrjeteve kriminale të drogës në Itali, por që sipas tyre kanë rritur nivelin e bashkëpunimin me grupet në Shqipëri.
“El Confidencial” shkruan se si kohët e fundit mafia siѯiliane po e merr drogën nga vendi i vogël ballkanik i quajtur “Kolumbia e Europës”.
“Duhet ta kuptojmë që historikisht krimi shqiptar nuk ka pasur një lidhje direkte me Cosa Nostra-n, siç ka ndodhur me Sacra Corona Unita-n të Pulias apo Ndragetën kalabreze”, kujton Antonio Ingroria, një ish-prokuror me përvojë në çështjet mafioze.
Artikulli i plotë i “El Confidencial”
Në nëntor të vitit 2016, Policia e Shtetit italian publikoi një artikull mbi shkatërrimin e një rrjeti kriminale me bazë në Milano që importonte drogë nga Peruja dhe Shqipëria, e më pas shitej në Sicili e Holandë. Dukej si një nga operacionet e shumta policore të kryera në Itali çdo ditë. Operacioni i nisur në vitin 2013, falë hetimeve të DIA-s (Drejtorisë së Hetimeve të Antimafias) zbuloi se dhe përfaqëuesin e familjes mafioze të Calollo Palermos, djal i i një bosi të rëndësishëm të mafias siciliane, që fshihte një miqësi të pashembullt të Cosa Nostra-s me grupet kriminale në Shqipëri.
DIA, raportoi se ishin regjistruar sinjale të aktivitetit të Cosa Nostra-s edhe në vendin e vogël ballkanik. Pak kohë pas operacionit të njohur “Rubens”, që çoi në arrestimin e 6 personave në Katania, u sekuestruan edhe 1 ton marijuanë në territorin shqiptar.
Droga, e prodhuar në Shqipëri, që vitet e fundit është quajtur “Kolumbia e Europës” nga roli në rritje e bandave të tyre në trafikun ndërkombëtar, kishte lundruar përgjatë rrugës së vjetër detare të kontrabandës së cigareve nga Ballkani në brigjet e rajonit italian të Pulias dhe pastaj në rrugë tokësore transportohej në Kalabri, kryesisht nga dy grupet mafioze Sacra Corona Unita dhe Ndrangeta. Nga Kalabria, narkotikët përfundimisht dërgohen në Sicili.
Këto ishin shenja që diçka e re po eksperimentohej. “Duhet ta kuptojmë që historikisht krimi shqiptar nuk ka pasur një lidhje direkte me Cosa Nostra-n, siç ka ndodhur me Sacra Corona Unita-n të Pulias apo Ndragetën kalabreze,” kujton Antonio Ingroria, një ish-prokuror me përvojë në çështjet mafioze. Sipas tij kjo është edhe çështje gjeografike, pasi brigjet e Shqipërisë janë më afër rajonit të Pulias në distancë, ndërsa për Sicili ka largësi më të madhe.
Ish-prokurori Ingroria shton: “Mund të arrihet në përfundimin se po krijohet një integritet më i madh mes grupeve mafioze italiane”. Duket se Cosa Nostra po kërkon të “blejë” partnerë të rinj, pas goditjeve të shumtat të shtetit italian në vitet e fundit. Gjetjet e policisë italiane nuk kanë të ndalur. Në muajin tetor, Guardia di Finanza shkatërroi një rrjet tjetër, por këtë herë jo në Palermo, por në Katania, një qytet tjetër sicilian. 4 italianë dhe 3 shqiptarë u ndaluan. Sipas hetimeve, grupi kishte mundur të transportonte nga Shqipëria në Sicili, marijuanë dhe kallashnikovë, nga të cilat priteshin 20 milionë euro të ardhura.
Vigjilenca italiane në Shqipëri
Që autoritetet italiane të jenë vënë në dijeni të kësaj manovre të re të mafies siciliane nuk duket diçka e çuditshme. Policia italiane, që nga vitet ’50, është përpjekur të ketë prezencë në Ballkan. Dhe kjo gjë është veçanërisht e vërtetë për Shqipërinë, një pjesë e madhe e popullsisë të së cilës e ka folur gjuhën italiane. Një prezencë e cila nuk është ndërprerë edhe gjatë viteve kur Shqipëria ishte e izoluar nga regjimi komunist i diktatorit Enver Hoxha.
I pyetur në lidhje me këtë çështje, Haki Çako, kreu i policisë shqiptare, shmangu sqarimin e gjëndjes së marrëdhënieve sot mes krimit të organizuar shqiptar dhe mafies italiane, por përgjigjet si vijon: “Janë rritur operacionet e përbashkëta me policinë italiane,” thotë ai për spanjollen “El Confidencial”.
Para dy javësh, Çako, sëbashku me krerët e forcave policore të Bosnjes, Bullgarisë, Kroacisë, Greqisë, Maqedonisë, Moldavisë, Malit të Zi, Rumanisë, Serbisë dhe Hungarësi, ishte në Romë për të marrë pjesë në takimin e pestë të të ashtuquajturit Forumi i Romës.
Ish-prokurori D’Angelo i referohet operacioneve të shumta që kryhen nga policia italiane në rajon. Ajo që në rastin e Shqipërisë quhet “PAMECA 5”, bëhet fjalë për një mision trajnimi dhe furnizmi me pajisje të policve lokale për çrrënjosjen e plantacioneve me kanabis në Shqipëri. Gjithashtu janë vënë në dispozicion aeroplanë të Guardia di Finanza-s italiane për të patrulluar qiellin e Shqipërisë për të gjetur fushat me kanabis.
Kjo bëhet për faktin se Shqipëria kërkon me doemos futjen në Bashkimin Europian, madje dhe qeveria e Edi Ramës ka rënë dakort për një luftë publike kundër trafikantëve të drogë në vendin e tij. Shembulli më i dukshëm ishte lufta në fshatin e izoluar Lazarat, i cili deri në vitin 2013 konsiderohej kryeqyteti i marjiuanës në Europë.
Një problem europian
Atë vit rreth 800 agjentë të policisë shqiptare shkuan në këtë fshat dhe rrafshuan të korrat në një operacion që zgjati 5 ditë, dhe aksion nga i cili biznesi kriminal nuk është rikuperuar kurrë. Të tjerë, duke përfshirë dhe opozitën shqiptare si dhe disa gazetarë, janë skeptikë pasi thonë se mbjelljet janë zhvendosur në të gjithë vendin, dhe tregtarët e drogës gëzojnë mbrojtjen e klasës politike në vend.
“Edhe pse qeveria thotë se kanë rritur arrestime dhe shkatërrimin e plantacioneve në vitin 2016, burime të tjera pohojnë se prodhimi i kanabisit është rritur”,- vazhdon ish-prokurori spanjoll